loading...
Home * Ironi + * Ministrja Kumbaro e vendosur për të shëmbur Teatrin: “Pengon ndërtimin e kullave”

Ministrja Kumbaro e vendosur për të shëmbur Teatrin: “Pengon ndërtimin e kullave”

Në komisionin për projekligjin për ngritjen e Kullave, ministrja tregoi se si lindi ideja për këtë propozim të bukur. Ajo kujtoi ditën kur vizitonte ish-kryetarin e bashkisë Edi Rama, i cili i tregoi sheshin mbas bashkisë, ajo pa se si gjithë ai shesh kullash prishej nga Teatri Kombëtar. Kështu e frymëzuar sapo u bë ministre, vendosi të shëmb të gjithë teatrot e shqipërisë, duke filluar nga ai i tiranës.

Ajo madje po përgatit në bashkëpunim me qeverinë e rilindur një projektligj të ri, ku të gjitha vendet e trashëgimisë kulturore të pajisen secila me kullën e vet.

Drejtuesit e vendit na mahnitin çdo ditë, të palodhur duke punuar për popullin.

Komento
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com