loading...
Home * Lajme * Kundër Informim * Më në fund

Më në fund

Jam i lumtur.

Tashmë i njohim armiqtë e jashtëm, se të brendeshmit i kemi njohur me kohë.
 Jo vetëm kaq, por falë aftësive të jashtëzakonshme të udhëheqësve të lavdishëm me dy B, po i dërrmojmë një e nga një, të gjithë bashkë.

Ehh more Soros, je mësuar në Amerikë ti, atje nuk ka demokratë e bën qef ti, po këtu të thyejm dhëmbë e dhëmballë. Po ti more Lu-ja Donald ? Kaq lehtë do ta kalosh këtë lojën e vetingut?

-Mendon se e hamë ne atë tek ?

-Se ty moj Vlahut që më ngjan si diçka shqiptare (lahutë) ti dimë bëmat e gjemat, se ne jemi trashëgimtarë të sistemit gjurmues, e syrit vigjilent nuk i shpëton dot.

-Zemërim edhe për ty Knut, madje tri herë zemërim se na vjen këtu e na thua që jeni të gjithë pro vetingut e kundër bojkotit. Na përmend Kukan e Han e një si Kocajancik sikur ju keni ndonjë rëndesi për ne.

Nuk vime në Europë dhe as nuk ju pranojmë në shtëpinë tonë. Jemi sovran e ligjin dhe maliqin e bëjmë vetë.

-Edhe populli nuk e don vetingun. Është i lumtur me këta gjygjtarë e prokurorë.

-Aq i lumtur sa për çdo problem u jep para e prona, për ti nxjerrë nga varfëria.

– Jo po kur duan të na dënojnë peshqit e medhenj, se nuk e kuptojmë ne, që flitet për udhëheqësit tanë. Jo ore, e ku të mbytemi ne pa ata që shiten pasuri e katandi për të na pasuruar ne, popullin e dashur të tyre…

-Ore edhe thirrjet : -E duam Shqipërinë si gjithë Europa e kemi pasur gabim. Çfarë Europe është kjo që nuk mori mundimin të shkoj në çader ?

-Mirë ja bëri Jozi që i kujtoi komunizmin Knutit. 
Rrofsh o Jozi se Knuti me sa di unë, rrjedh nga një familje me cen në biografi… Madje un them bën mirë ta kapësh për zhelesh…! E kam një sugjerim(me fal o Jozi se jam krejt i vogël për sugjerime), por besoj se do të pëlqejë…

Shkoni në parlamentin europian e plasjani në fytyrë imperializmit e socialimperializmit, që nuk na i don udhëheqësit tanë lavdiplot e lum ne që i kemi!!

– Ashtu si dikur dhe kënga do tu këndohet djal mbas djali.

-Jam shumë i prekur, e desh harrova.

-Kaç Islami është i zi… apo blu ?

-Dhe Dule pret ti jepni ndonjë thelë tjetër deti apo toke…?

Ruajuni edhe nga Kreshniku i maleve se do t’jua arrestojë Berishën e do të mbeteni pa idhullin shpirtëror pastaj…

Nga një mik që jua do të mirën.

Komento

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com