loading...
Home * Art & Kulturë * Marjana Kondi shpërthen ndaj Hervin Çulit: Në krye të Teatrit kemi një …

Marjana Kondi shpërthen ndaj Hervin Çulit: Në krye të Teatrit kemi një …

Aktorja e mirënjohur e skenës dhe ekranit, Marjana Kondi, në një intervistë të botuar dje në “AFP”, ka reaguar ashpër ndaj drejtorit të Teatrit Kombëtar dhe këtij institucioni që po shkatërrohet sipas saj, nga vetë drejtori, Hervin Çuli, “nga sjellja e paskrupullt dhe e padrejtë” e tij.

Ajo e quan një nga pengjet më të mëdha të jetës së saj largimin e padrejtë nga puna që i ka bërë drejtori, duke pësuar një traumë, një largim për motive politike dhe aspak profesionale. Marjana Kondi, me një karrierë të suksesshme bën një tablo të zymtë të institucionit më të rëndësishëm të kulturës në vend, Teatrit Kombëtar, një institucion i marrë peng dhe i degraduar: “Nga Teatri i Estradës kam kujtime shumë të bukura. Por nga Teatri Kombëtar, ashtu siç është katandisur, jo. Ka shumë shtirje, nuk janë me këmbë në tokë. Flasin me filozofi, me fjalë të mëdha, por brenda kanë vese e janë bosh. Në skenë adhurohen, në jetën e përditshme nuk mbahen, nuk vishen siç duhet, femrat, disa sigurisht,. Nuk janë të kuruara dhe aktorët meshkuj, disa edhe ata, pinë shumë, nuk janë të disiplinuar e të rregullt. Shpesh provat shtyhen për orën 2 të drekës, sepse aktorët nuk janë në gjendje  të dalin në skenë. Unë nuk kam qenë e nuk jam kjo. Ndaj nuk kam shumë për të thënë për teatrin, sepse nuk kam mundur dot kurrë të pranoj delirin e madhështisë…”- thotë Kondi.

Aktorja është mjaft e ashpër me drejtorin Hervin Çuli.

“Pengu i i vetëm në jetë është sjellja e paskrupullt   dhe e padrejtë e drejtuesit të Teatrit, Hervin Çuli. Unë kam defektet e mia si çdo njeri, por unë kurrë nuk i kam hyrë askujt në hak. Unë nuk u bëra pjesë e enturazhit që ai ndërtoi, pa moral, sepse unë nuk rrija me ta.  Nuk pranoja të ndaja role në tavolina kafenesh në mes të alkoolit. Mua madje m’i merrnin rolet sepse mbaroja punë e shkoja në pazar e në shtëpi. Nuk mund të bëja jetë nate unë, sepse jeta ime ishte punë dhe familje duke jetuar shëndetshëm. Unë kam pësuar traumë pas largimit nga Teatri Kombëtar, sepse u hoqa pa arsye. Por e kam marrë me shumë qetësi, sepse u hoqa nga një drejtues pa dinjitet e karakter. Dhe mbi të gjitha ia kam lënë në dorë “karmës” tek e cila besoj fort. Dhe po shikoj që tani veprat e mbrapshta të një drejtuesi të paaftë i cili po e shkatërron Teatrin Kombëtar” – thotë aktorja.

 

Burimi: Syri.net

Komento

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com