loading...
Home * Lajme * ‘LIBRA’ parti e një planeti tjetër

‘LIBRA’ parti e një planeti tjetër

Pas akuzave të Blushit ka ardhur dhe reagimi i kreut të Kuvendit dhe kreut të LSI, Ilir Meta. Në fjalën e tij, Meta u shpreh se e vetmja ndërhyrje e tij te Kryeministri Edi Rama ka qenë që Ben Blushi të bëhej ministër.

Gjithashtu, Meta i kujtoi Blushit se nuk mund të sillet dhe të flasë si një politikan që ka ardhur në politikë nga një planet tjetër.

“Faleminderit për këtë fjalim historik. Dhe meqenëse në këtë fjalim historik unë u përmenda më shumë se nga politikanët e vjetër, nga një politika i ri i sapo ardhur nga një planet tjetër, dua t’i them të gjithë ministrave, kandidatëve për ministra, sot nesër e për gjithmonë, që e vetmja ndërhyrje që kam tentuar të bëj pranë z. Rama kur është bërë qeveria, është që parafolësi të bëhej ministër. Por ndoshta mirë është bërë që nuk është bërë Ministër sepse Shqipëria ka një alternativë të re, një shpresë të madhe, një njeri të pa provuar asnjëherë. Ka të drejtë të kërkojë të votohet dhe të besohet”,- u shpreh Meta në fjalën e tij.

Komento

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com