loading...
Home * Shkencë & Teknologji * Shkencë * Konfirmohen dy grimca të reja në CERN

Konfirmohen dy grimca të reja në CERN

Kur Heidi Schellman, eksperte në fushën e fizikës për grimcat, e pyetën për rëndësinë e kësaj fushe përgjigjia e saj ishte shumë e qartë: “Kur fizikantët fillojnë të matin gjëra të reja nuk ka asnjë katalog për pajisje që të na lejojë të realizojmë matje. Duhet t’i bëjmë vetë. Një analogji do të ishte një ekspeditë në Everest. Që dikush të ngjitet në Everest ju duket e nevojshme për jetën e përditshme? Jo, në pamje të parë, nuk ka rëndësi sa interes ka, por prodhimi i xhupave, sistemet e emergjencës, kërkimet mjeksore dhe copat e papërshkrueshme dhe të ajrosura u zhvilluan për herë të parë për ekspedita alpinizmi dhe tani janë të lira në çmim dhe të nevojshme. Kjo është e bukura e njerëzimit. Na pëlqejnë sfidat dhe instrumentet e reja që krijojmë për këtë sfidë kanë një vlerë të gjatë në kohë.”

Në këtë pikëpamje zbulimi i grimcave të reja kaloi fillimisht pa u vënë re, por rëndësia e tyre, kur shpjegohen ligjet e universit janë të mëdha dhe aplikimet e tyre mund të jenë përaktuese. Këtë javë akseleratori i madh i hadroneve, LHC, ka identifikuar dy grimca të panjohura dhe ka pikasur prezencën e një të trete. Dy grimacat  e reja Σb (6097) + dhe Σb (6097)-, bëjnë pjesë në modelin e standardit kuark. Bëhet fjalë për barionet, e njëjta familje që i përket protoneve. Barionet zënë pjesën më të madhe të universit dhe përbëhen nga tri grimca kryesore të quajtura kuark, të diferencuara nga “shijet” ose llojet: lart, poshtë, majë ose e vërtetë, sfondi/bukuri, magjepsje dhe çudi. Protonet kanë dy kuarke, një lart dhe një poshtë, ndërsa neutronet kanë një kurk lart dhe dy poshtë (elektronet janë grimca elementare dhe nuk mund të ndahen më). Megjithatë dy grimcat e reja të zbuluara nga LHC-ja kanë një përbërje të ndryshme: kanë dy kuarke lart dhe një kuark sfond dhe dy kuarke poshtë dhe një një kuark sfond respektivisht. Është hera e parë që shkencëtarët kanë zbuluar këto kontra-pjesë në një masë të madhe, janë afërsisht 6 herë më masive se një proton. Kandidati i tretë është akoma më i çuditshëm; bëhet fjalë për një tetrakuark të përbërë nga 4 kuarke, më mirë do të thoshim dy kuarke dhe dy antikuarke.  Pse nuk është konfirmuar ky zbulim? Për devijim të standardit. Sipas CERN-it kjo matje shpjegon sa e pazakontë është një bashkësi të dhënash, nëse një hipotezë është e vërtetë. Në përgjithësi sa më e papritur ose i rëndësishëm të jetë zbulimi, aq më i madh do të jetë numri i fizikantëve sigma që të binden. 5 sigma kërkohen tradicionalisht për të pranuar zbulimin e një grimce të re. Kjo ndodhi me bosonin e Higgs-it kur u njoftua zbulimi i tij. Evidenca e kësaj grimce ende për t’u konfirmuar, e quajtur Zc-(4100) pati një domethënie në vetëm 3 devijime nga standardi, ndërsa barionet kishin një shkallë prej 12.7 dhe 12.6 devijime nga standardi respektivisht.

Burimi: Bota.al

Komento
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com