loading...
Home * Lajme * Investigim * Kolumbia e Evropës

Kolumbia e Evropës

‘Shqipëria po kthehet në Kolumbinë e Europës’ – kështu e nis shkrimin e saj italiani ‘il Giornale.it’. Këtë deklaratë e ka bërë që nëntorin shkuar ish-kryeministri dhe ish-presidenti i vendit Berisha dhe nëse Shqipëria nuk është e interesuar që të bëjë trafik kokaine, kanabisi i çuar në Europë nga ky vend nuk ka rivalë.

Ambasadori i OSCE-së në Shqipëri, Borchardt, së fundmi ka llogaritur se nga trafiku i kanabisit kanë ardhur rreth 2 miliard euro të ardhura, ndërkohë që prodhimi i brendshëm bruto (GDP) i Shqipërisë në vitin 2015 ishte rreth 11 miliardë euro.

Tregu i kanabisit është në rritje e sipër dhe kjo vjen për shkak të kërkesës në rritje dhe përllogaritet se prodhimi është trefishuar në fund të vitit të shkuar.

Historia e kësaj droge në Shqipëri është e vjetër dhe përmendet edhe në kohën kur vendi ishte nën drejtimin e diktatorit Enver Hoxha. Pas prishjes me Kinën vendi mbeti i izoluar në çdo drejtim dhe kishte nevojë që të gjente burime të ardhurash e kësisoj lindën plantacionet e para në kufirin me Greqinë.

Për shumë banorë kanabisi u kthye në një bimë për përdorim të zakonshëm dhe siç kujtojnë një pjesë e tyre ai përdorej edhe për të vënë në gjumë fëmijët e vegjël.

Kultivimet mbijetuan edhe pas rënies së regjimit dhe për më tepër, jepnin më shumë prodhim pas krizës së viteve 90-të. Malli dërgohej në Itali dhe nga atje, me ndihmën e organizatave mafioze italiane, trafikohej në gjithë Europën. Me kalimin e kohës, në Shqipëri u krijuan disa zona të lira, ku kultivimi i kanabisit bëhej publikisht dhe forcat e rendit nuk guxonin të ndërhynin.

Kryeministri Rama u përpoq që t’i jepte goditje kultivimit të kanabisit pas aksionit në Lazarat por kjo lëvizje rezultoi në një bumerang pasi plantacionet me kanabis mbinë në gjithë vendin. Sipas llogaritjeve të BBC-së kanabisi i prodhuar në Shqipëri shitet në vend me një çmim prej 200 eurosh dhe pastaj rishitet në Itali me një vlerë deri në 7-fish më të lartë. Ky fitim i madh është në fakt një biznes më vete pasi përveç kanabisit, në gomonet që zbarkojnë në Puglia futen edhe armë, emigrantë e femra që çohen për prostitucion.

E njëjta rrugë përdoret edhe për të sjellë në Shqipërië kokainën që vjen nga Italia dhe Spanja e që më pas shpërndahet në vendet e Europës Lindore.

Në një vend ku mosekzistenca e shtetit social bën që të ndihen efektet e ashpra, kultivimi i kanabisit është kthyer në mjet mbijetese edhe për shumë fermerë të vegjët, të cilët u japin me qira tokat e tyre oligarkëve lokale.

Korrupsioni pengon efektivitetin e thuajse çdo aksioni të policisë. Në këmbim të një ryshfeti prej 20% dhënë zyrtarëve lokalë të forcave të rendit, lajmërojnë në kohë fermerët për ardhjen e një kontrolli, duke iu lejuar në këtë mënyrë të fshehin pjesën më të madhe të drogës, ndërsa një pjesë e vogël shkatërrohet nga policia, dhe për të rifreskuar statistikat triumfuese të qeverisë.

Kryeministri Rama ka kërkuar dy vite për zhdukjen e shumë zonave të lira, në të cilat kultivuesit e kanabisit arrijnë t’i shpëtojnë dorës së ligjit, por zgjedhjet e përgjithshme janë te porta (në qershor) dhe rreziku është që grupet kriminale të drogës mund të financojnë parti politike dhe të ndikojnë në politikat e qeverisë së ardhshme.

Burimi: Ky shkrim është pronësi intelektuale e IlGiornale.it /Përshtati: Hashtag.al

Komento

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com