loading...
Home * Sport * Futboll * Inter i çmendur, i bën 7 Berishës

Inter i çmendur, i bën 7 Berishës

Vetëm 45 minuta i mjaftojnë Interit, për të rikthyer me këmbë në tokë Atalantën, e cila është duke zhvilluar një sezon shumë të mirë. 

Trajneri i Atalantës, Gasperini i kishte bërë llogaritë gabim, duke e vendosur shumë lart mbrojtjen ndaj milanezëve, të cilët nuk falën.

Interi e mbylli pjesën e parë duke shënuar plot pesë gola, tre herë me Icardin dhe dy herë me Banegën, ndërsa Freuler shënoi për Atalantën pak para se ekipet të shkonin në dhomat e zhveshjes.

Megjithatë, makthi për Etrit Berishën dhe ekipin e tij vazhdon edhe në pjesën e dytë, pasi ishi Gagliardinni dhe Banega sërish, kompletojnë rezultatin 7-1.

Me këtë fitore, Inter parakalon Atalantën edhe në renditje, ku dy ekipet janë në garë për një vend në Europë.

Nga ana tjetër, ka edhe një rekord negativ për portierin e përfaqësueses kuqezi, i cili pësoi për herë të parë 7 gola në një 90 minutësh të vetëm.

Që prej transferimit të Atalanta, Berisha është aktivizuar në 17 ndeshje si titullar në Serinë A, ku në 16 të parat kishte pësuar vetëm 11 gola.

Edhe Napoli i Elseid Hysajt, bëri detyrën ndaj modestëve të Crotones, duke fituar me rezultatin 3-0.

Dy herë Insigne dhe më pas Mertens janë autorët e golave për napoletanët, ndërsa mbrojtësi kuqezi ishte në fushë gjatë gjithë 90 minutëshit.

Pescara humbi sërish dhe tashmë duket se janë shuar shpresat për një qendrim në Serinë A, të ekipit të Memushajt.

Vlonjati i përfaqësueses ishte edhe sot titullar, por nuk arriti të bëjë gjë për të ndalur humbjen e radhës.


Burimi: Topchannel.tv

Komento

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com