loading...
Home * Lajme * Kundër Informim * Ilir Kulla i përgjigjet Majlinda Bregut për akuzat ndaj ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin

Ilir Kulla i përgjigjet Majlinda Bregut për akuzat ndaj ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin

Ilir Kulla shkruan në rrjetin social facebook kështu:

Një mikeshë politikane sot paska deklaruar se akuzat ndaj Romana Vlahutinit dhe Donald Lu janë fantazi me filma me partizanë. Atëhere le ti bëjmë disa pyetje kësaj zonjës dhe ambasadorëve.

A ka shkuar zoti Lu në zyrën e Adriatik Llalles me një përfaqësues të Bankers? Nëse po, çfarë i ka kërkuar?

A e di zoti Lu se Bankers nuk është kompani amerikane?

A e di zoti Lu se në zonën e Zharrësit tërmetet e shkaktuara nga shpimet e puseve nga Bankers kanë shkatërruar gati 300 banesa?

A e dinte zoti Lu se një biznesmen shumë i njohur karburantesh një ditë para se ai të vizitonte Prokurorin e Përgjithshëm kishte qenë po në atë zyrë duke i thënë prokurorit se ambasadori Lu do shkonte të nesërme në zyrë ti bënte presion?

A e ka shkruar zoti Lu kërkesën për Prokurorinë në emër të qeverisë amerikane që i kërkon të mbyllen hetimet për Bankers?

A ka blerë me fondet e BE-së zonja Vlahutin në periferi të Tiranës?

A e di zonja Vlahutin se çmimi në atë zone dhe në atë fshat është 3 herë më pak se ai që ajo e ka blerë?

A njeh zonja në fjalë një seli tjetër diplomatike apo rezidencë në Tiranë të ketë kushtuar po aq?!

A ka kryer më parë një hetim tregu për ‘caminetto’ në atë zonë apo ndonjë zone tjetër të Tiranës?

Dhe një pyetje për mikeshën tonë ish-ministre. A i kujtohet sa funksionare të BE në Bruksel u arrestuan në lidhje me blerjen e zyrave të BE-së në Laprakë në vitin 2009?!

Kaq për tani

Komento

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com