loading...
Home * Të vjetra * Finale dramatike, Luftëtari shpallet kampion pas 24 penalltive, ndërsa Korabi sakrifikon Gurin

Finale dramatike, Luftëtari shpallet kampion pas 24 penalltive, ndërsa Korabi sakrifikon Gurin

Luftëtari shpallet kampion i Kategorisë së Parë pasi mundi në finale skuadrën e Korabit, kryesuese e Grupit A. Një ndeshje, që përfundoi në barazim pa gola, jo vetëm në kohën e rregullt, por edhe në dy kohët shtesë të akorduara, për tu zgjidhur vetëm pas plot 24 penalltive të ekzekutuara. Fillimisht ishte Luftëtari që gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, por menjëherë më pas gabuoi edhe Luftëtari, për të bërë kështu që të ekzekutojnë penallti të dy formacionet e plota të ekipeve.

Pas një debati të gjatë në lidhje me Gurin, i cili i dëmtuar në gjurin e djathtë ishte i pamundur të ekzekutonte, rregullojra triumfoi mbi pretendimet e drejtuesve dhe lojtarit të Korabit, duke detyruar sulmuesin të godasë dhe të shënojë. Menjëherë pas tij, ka qenë futbollisti tjetër i Korabit që ka gabuar, pas ekzekutimit nga e para, për të shpallur kështu Luftëtarin kampion të Kategorisë së Parë.

E mbyllur në barazim pa gola gjatë kohës së rregullt, finalja për përcaktimin e ekipit kampion të Kategorisë së Parë shkoi përtej dy pjesëve të kohës shtesë, të cilat gjithashtu nuk servirën asnjë gol. Në të vërtetë, skuadra e Korabit, gjatë pjesës së parë të takimit iu afrua më shumë golit të avantazhit falë protagonistit Guri, gjithsesi pa saktësi në finalizim, sikurse dhe në mungesë të fatit,në rastin e goditjes së shtyllës. Në përgjithësi, një ndeshje me lojë të kujdesshme dhe të barabartë, sikurse dhe rezultati i lojës.

Komento

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com