loading...
Home * Të vjetra * Ëndërroj

Ëndërroj

Ëndërroj shijen e buzëve tua Ëndërroj
Që sikur mjalti kanë ëmbëlsi,
Zgjas buzët e mia drejt teje
Të të puth me shumë dashuri!

E ti largon kokën prapa
Bëhesh se s’më don,
Por e di se zemra jote
Për mua loton!

Buzët i lëpin me afsh të pa shuar
Gjersa sytë ti mbulon shkëlqimi,
Kurse unë tretem mbrenda teje
Dhe diku larg më humb vështrimi!

Ti si lozonjar sillesh përrreth meje
Më ngacmon, më josh me dashuri,
E unë e tretur brenda buzëve tua
Lundroj në botën plot lumturi!

Komento

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com