loading...
Home * Mistere & Alienë * Teori Konspirative * ‘Dora e fshehur’. Sekreti i lidërve që sunduan botën!

‘Dora e fshehur’. Sekreti i lidërve që sunduan botën!

Kjo duket e pamundur por ne do të shohim origjinën masonike të “dorës së fshehur” dhe të njerëzve më të fuqishëm që kanë bërë këtë gjest nëpër pozat e tyre të famshme.
A ka forcë të fshehur pas ngjarjeve botërore të shekujve të kaluar? A është rënia e monarkive evropiane, ajo që ka sjellë në radhë Epokën e Iluminizimit dhe rrugën tonë drejt demokracisë botërore drejt një plani “Dora e fshehur”?

Para zhvillimit të medias, portretet e udhëheqësve paraqiteshin në një pozë madhështore. Por lind pyetja a kishin këto poza ndonjë kuptim okult?

Një prej tyre është edhe “dora e fshehur”

Kërkohej shpesh shpjegim se pse Napoleoni, sa herë që pozonte e mbante njërën dorë brenda këmishës. Disa thonin se ai kishte ulçer në stomak, se kishte dorë të deformuar, se mbante qese parfumi në jelekun e tij, se piktorët nuk i pëlqenin t’i pikturonin duart, etj…Ndërsa disa të tjerë shpreheshin se në epokën e tij cilësohej si veprim primitiv nëse i fusje duart në xhep.

Gjesti i “dorës së fshehur” ka një kuptim të veçantë.

Është zbuluar se shumica e njerëzve e përdornin këtë gjest për të treguar se janë antarë të masonerisë.

Duke marrë parasysh rëndësinë e madhe të këtij gjesti në ritualet masonike dhe faktin se gjithë elita ishin ose jo pjesë e masonerisë, ështe thjesht e pamundur që përsëritja e kësaj shenje mund të jetë rastësi.

Shpjegimi i kësaj shenje gjendet në shkrimet e Moisiut, dmth në kapitullin e katërt të Eksodit:

“Dhe zoti i tha Moisiut: Tani vër dorën në gjirin tënd. Ai vuri dorën në gji dhe kur ai e mori atë, ja, dora ishte zbardhur si bora”.

Napoleon Bonaparti

Napoleon Bonaparti (1769-7821) ishte një udhëheqës ushtarak dhe politik i Francës. Pesë nga gjashtë antarët e Perandorisë se Napoleonit ishin masonë të lirë. Edhe prova të tjera favorizojnë idenë e antarësimit të Bonapartit në Vellezërinë e madhe të masonerisë. Madje thuhet se ai pati një influencë të madhe në historinë masonike.

Karl Marx

Karl Marx është i njohur sot si themeluesi i komunizmit modern. Edhe pse mohohet nga disa masonë, Marksi është thënë se ka qënë në shkallën e 32-të të Orientit të Madh të Masonëve. Marksi u bë zëdhënësi ateist dhe i lëvizjes socialiste të Evropës. Ai planifikoi zëvendësimin e monarkive me republikat socialiste, me qëllim konvertimit ardhshëm në republikat komuniste.

George Washington

George Washington ishte një nga themeluesit e Shteteve të Bashkuara dhe është konsideruar të jetë amerikani më i rëndësishëm i masonëve. Charles Willson e ka analizuar një foto të Washington kur ai ishte 52 vjeç. Vini re pozicionin e këmbëve të Washingtonit: Ato formojnë një katror të zgjatur. Pozicioni i këmbëve ka shumë rëndësi në simbolikën masonike.

Joseph Stalin

Mbretërimi i Stalinit në territorin e Bashkimit Sovjetik çoi në vdekjen e miliona bashkatdhearëve të tij. Ai është treguar shpesh në foto duke përdorur gjest të dorës së fshehur. Ka të dhëna zyrtare që dëshmojnë se Stalini është pjesë e masonerisë. Natyrisht, diktatorët si Stalini kontrollonin fort të gjitha informatat në lidhje me veten dhe punët e tyre, duke bërë të vështirë për të provuar ndonjë gjë në mënyrë apo tjetër. Por fshehja e dorës, ofron provë për besnikërinë e tij të mundshme në një vëllazëri okulte.

Burimi: 360grade.al

Komento

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com