loading...
Home * Lajme * Deputeti Italian denoncon zhdukjen e 28.600 ton mbeturina

Deputeti Italian denoncon zhdukjen e 28.600 ton mbeturina

Në faqen personale të deputetit italian të Lëvizjes 5 Yje z.Ricardo Nuti, është denoncuar zhdukja e 28.600 tonëve mbeturina.

Deputeti nga Palermo, kërkon nisjen e një hetim parlamentar për mbetjet e zhdukura në Shqipëri, duke kërkuar shpjegime nga qeveria dhe në radhë të parë nga kryeministri italian.

“Fshehurazi nga të gjithë, një trafik i frikshëm mbetjesh më 2016 ka përfshirë vendin tonë, Shqipërinë dhe Maqedoni, me një total prej 28 600 tonë mbetjesh, me shumë mundësi edhe të rrezikshme, të cilat askush nuk e di se çfarë fundi kanë pasur”, thotë Nuti.

“1300 kontejnerët plot me mbetje janë nisur nga Gioia Tauro dhe duhej të mbërrinin në Shkup, por autoritetet maqedonase kanë mohuar që ato të kenë kaluar kufirin me Shqipërinë. Ndaj ekziston rreziku konkret që të jenë groposur para mbërritjes në landfill, siç dyshon edhe Prokuroria Anti-Mafia, e cila, bashkë me kolegët shqiptarë, po drejton hetimet”.

Faqe personale e z.Ricardo Nuti

Komento

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com