loading...
Home * Lajme * Deklarata bombë/ Hajdarmataj në përgjim?
Kreu i Prokurorise se Krimeve te Renda, Besnim Hajdarmataj, duke folur, gjate nje mbledhje te Keshillit te Mandateve dhe Rregulloreve i cili eshte mbledhur per te shqyrtuar kerkesen e Prokurorise se Krimeve te Renda per heqjen e imunitetit dhe dhenien e autorizimit per arrestimin e ish ministri i Brendshem, Saimir Tahiri,./r/n/r/nProsecutor Besnim Hajdarmataj speaks during the meeting of the Parliamentary Committee on Mandates and Regulations which is due to review the Prosecution's request to remove the immunity of former Interior Minister Saimir Tahiri and authorize his arrest.

Deklarata bombë/ Hajdarmataj në përgjim?

Prokurori i çështjes “Tahiri”, Besim Hajdarmataj ka bërë një deklaratë të fortë sot në sallën e gjyqit, ndërsa po zhvillohej seanca ndaj ish-ministrit të Brendshëm.

Ish-kreu i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj ka hedhur dyshime të forta edhe për një përgjim të mundshëm të prokurorëve që hetojnë çështjen “Tahiri” nga ish-ministri, apo njerëz të lidhur më të, kur tha se: “Para se të jenë provat në tavolinën e punës time ato janë në duart e Saimir Tahirit. Ai ndërhyn dhe merr vesh para meje se kë do thërras nesër dëshmitar”,- është shprehur Hajdarmataj.

Në lidhje me këtë u pyet edhe avokati i Tahirit, Maks Haxhiaj i cili e anashkaloi këtë pyetje, duke ju treguar gazetarëve një histori të takimit të mbretëreshës së Anglisë dhe Papës me grupin e famshëm muzikor Beatles.

Burimi CNA.al

Komento
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com